Tërmeti në Turqi i merr jetën portierit turk

Futboll

Tërmeti në Turqi i merr jetën portierit turk

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 16:33
Ahmet Eyuo Turkaslan

Turqia dhe Siria janë tronditur sot si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshme, ku më i forti kishte një magnitudë prej 7.8 shkallësh.

Më shumë se 2,100 persona deri tani thuhet se e kanë humbur jetën, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për viktima ose njerëz të tjerë që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Vdekjes nga tërmeti nuk i ka shpëtuar as portieri turk, Ahmet Eyuo Turkaslan, i cili mbronte ngjyrat e skuadrës turke, Yeni Malatyaspor Kulubu.

Trupi i Turkaslan u gjet i vdekur pas kërkimit në rrënojat masive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat