Arsyeja pse ndeshja mes United dhe Leeds nuk do të shfaqet në TV në Britaninë e Madhe

Futboll

Arsyeja pse ndeshja mes United dhe Leeds nuk do të shfaqet në TV në Britaninë e Madhe

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 12:20
Ndeshja e sotme nuk do të shfaqet në TV për shkak se orari origjinal nuk ishte zgjedhur për tu paraqitur në Mbretërinë e Bashkuar.

Manchester United e pret sonte në shtëpi Leeds United në stadiumin “Old Trafford”.

Kjo është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në “Elland Road” këtë të diele.

Ndeshja e sotme ishte paraparë që të zhvillohej muajin shtator të vitit të kaluar, por që u pezullua për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

“Djajtë e Kuq” do të hynë në këtë ndeshje me plot vetëbesim, pasi që kanë shënuar plot 19 gola kundër Leeds në katër ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Ndeshja e sotme nuk do të shfaqet në TV për shkak se orari origjinal nuk ishte zgjedhur për tu paraqitur në Mbretërinë e Bashkuar.

Pavarësisht shtyrjes së lojës, ndeshja e riorganizuar nuk lejohet të shfaqet në TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat