Kombëtarja U-15 nis të hënën grumbullimin 3-ditor me 24 lojtarë

Futboll

Kombëtarja U-15 nis të hënën grumbullimin 3-ditor me 24 lojtarë

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 13:10
Kombëtarja U-15

Stafi teknik i Kombëtares U-15 do të organizojë në fillim të javës një grumbullim me disa lojtarë të vitlindjes 2009.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grumbullim do të zhvillohet në Durrës dhe do të ftohen 24 lojtarë, teksa thuajse të gjithë lojtarët aktivizohen në Shqipëri dhe vetëm një lojtar vjen nga Italia.

Trajneri Armand Damo do të ketë në dispozicion grupin për tre ditë dhe stërvitjet do të zhvillohen në ambientet e kompleksit Tropikal.

Image

Lista

Ky do të jetë seleksionimi i dytë i Kombëtares U-15 brenda një kohe të shkurtër, teksa tre javë më parë stafi teknik pati mundësinë të testonte një grup më të madh prej 40 lojtarësh.

Seleksionimet vijnë pas përfundimit të turneut të përfaqësueseve rajonale që u zhvillua pak javë më parë ku morën pjesë futbollistët e grup-moshave U-13, U-14 dhe U-15 nga e gjithë Shqipëria.

Pasi kanë përzgjedhur lojtarët më të spikatur nga ky turne, stafi teknik ka programuar disa seleksionime apo grumbullime për të parë nga afër në aksion të gjithë elementët e spikatur, duke u dhënë të gjithëve mundësinë për të shfaqur vlerat e tyre me fanellën kuqezi.

Përveç seancave stërvitore, në ditën e tretë të grumbullimit do të organizohet edhe një miqësore ndaj një ekipi tjetër, që mbetet për t’u përcaktuar.

Kombëtarja U-15 do të vazhdojë me seleksionimit për të formuar një grup solid që të jetë i gatshëm edhe për turnetë UEFA Development që do të organizohen këtë vit për këto grup-mosha.

Më postë, edhe lista me emrat e 24 lojtarëve që do të ftohen për këtë grumbullim që do të nisë të hënën e 13 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat