Autobusi i klubit të njohur të rajonit, shkakton aksident të rëndë, disa të lënduar 

Futboll

Autobusi i klubit të njohur të rajonit, shkakton aksident të rëndë, disa të lënduar 

Nga: K. Goca Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 19:22
Autobusi dhe makina në aksident

Trajneri i Velezhit të Mostarit, Avdo Kallajxhiq, përshkruan detajet e tmerrit, pasi autobusi me lojtarët e tij goditi një makinë.

Futbollistët e Velezhit janë nisur për në Srebrenik, pasi nesër luajnë ndeshjen e javës së 20-të të Premierligës së Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa në qytetin Srednje autobusi me lojtarët është përplasur me një veturë.

“Ne reaguam shpejt dhe i dolëm në ndihmë të lënduarve nga makina e shtypur”, -- tha Kallajxhiq për mediumin boshnjak "Avaz".

“Në makinë ishin gjashtë-shtatë veta.

Në mesin e tyre ishte një fëmijë, Zoti dhëntë që të mbeten gjallë.

I lutem Zotit për të, mezi e zbritëm nga makina, të gjithë ne  lojtarë dhe trajnerë, duhej të hiqnim pjesë të makinës për të ndihmuar të lënduarit.

Më vonë erdhi ambulanca dhe i mori të plagosurit, katër-pesë prej tyre dhe dy vajzat që nuk ishin lënduar rëndë mbetën me ne dhe të gjithë pasagjerët në gjendje kritike në makinë u dërguan në spital”, thotë Kallajxhiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat