Amir Rrahmani ndez stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli i buzëqesh titulli në Itali

Futboll

Amir Rrahmani ndez stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli i buzëqesh titulli në Itali

Nga: K. Goca Më: 11 mars 2023 Në ora: 19:54
Napoli

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, sonte ka shkëlqyer dhe me Napolin i dhanë një flakaresh të rëndë Atalantës, duke e mposhtur me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Kjo është fitorja më e rëndësishme për napolitanët, që përfundimisht iu buzëqesh titulli në Itali.

Amir Rrahmani në minutën e 77-të ka shënuar me kokë nga rreth 11-12 metra, duke e ndezur stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Golat i realizuan Kvaratskhelia (60') e Rrahmani (77').

Në minutën e 44-të, Berat Gjimshiti i Atalantës, u largua nga fusha, për shkak të një lëndimi. 

Napoli kryeson me 68 pikë, ka 18 më shumë se Interi në vend të dytë dhe Atalanta është në vend të gjashtin me 42.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat