Strakosha nuk duket, 27-vjeçari rrezikon sfidën me polakët

Futboll

Strakosha nuk duket, 27-vjeçari rrezikon sfidën me polakët

Më: 16 mars 2023 Në ora: 17:33
Strakosha

Brentfordi luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e radhës në kampionat përballë Sauthemptonit dhe sërish portieri Tomas Strakosha nuk ishte i gatshëm për shkak dëmtimi. 

27- vjeçari i Kombëtares shqiptare mungon prej gjashtë ndeshjesh, dhe hera e fundit që ka qenë në stol është në 22 janar kundër Lidsit, ndërkohë në portë ai është aktivizuar më 7 janar në Kupë kundër Uest Hemit.

Strakosha vijon të ndiejë shqetësime në kyçin e këmbës dhe në gju, ndërkaq rrezikon edhe grumbullimin me Kombëtaren për ndeshjen ndaj Polonisë.

Ky nuk është problemi i vetëm për Silvinjon, pasi edhe Berisha stërvitet veçmas grupit te Torino për shkak të masës së përjashtimit që ka bërë trajneri Ivan Juriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat