Arteta: Sportingu na detyroi të bënim një lojë jashtë planeve tona

Futboll

Arteta: Sportingu na detyroi të bënim një lojë jashtë planeve tona

Më: 17 mars 2023 Në ora: 14:51
Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shfaqur shumë i zhgënjyer  për eliminimin e skuadrës angleze nga Sportingu i Lisbonës, duke e ndërprerë në fazën e 1/8-ve rrugëtimin në Europa League.

Spanjolli deklaroi se ekipi portugez e detyroi kryesuesin e Premier League-s të bënte një lojë që ishte jashtë planeve të tij.

“Nuk fituam duele në hapësirat e duhura, nuk mundëm të krijonim mjaftueshëm situata të vështira në zonën e kundërshtarit.

Ne vazhdimisht e dhuronim topin dhe kjo krijoi një ndeshje të hapur që Arsenali nuk donte ta luante.

Ishte një sfidë e vështirë, kishte raste kur nuk ishim në nivelin tonë.

Nuk kishim mundësi ta komandonim ndeshjen, kishim mundësi ta zgjidhnim në kohën shtesë e më pas në penallti …

Do të duhet të analizojmë se çfarë nuk shkoi mirë dhe pse nuk ishim aq mirë.

Duke parë përpara, duke uruar Sportingun, kemi 11 ndeshje finale.

E radhës, me Crystal Palace, është një finale dhe do të duhet të jemi më mirë se në këtë ndeshje”, tha Arteta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat