Ish-presideti i Francës negocion për kampionin e botës si trajner i PSG-së

Futboll

Ish-presideti i Francës negocion për kampionin e botës si trajner i PSG-së

Më: 21 mars 2023 Në ora: 13:30
Logo e PSG-së

Pasi këshilloi dhe bindi Kilian Mbapen të qëndrojë te skuadra e PSZH-së një vit më parë, ish-presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, tifoz i këtij ekipi, po bën ndërmjetësin për të sjellë edhe Zinedin Zidanin në detyrën e trajnerit.

Të gjithë te PSG-ja e ëndërrojnë kampionin e botës në detyrën e trajnerit te PSZH, ndaj dhe Al-Khelaifi i ka dhënë “dritën jeshile” Sarkozi-t që të negociojë.

Te kampionët e Francës nuk janë të kënaqur nga puna e trajnerit aktual Kristof Galtier, andaj dhe po kërkojnë një trajner të ri. Zidan duket se është kandidatura e vetme që te PSG kërkojnë për detyrën e trajnerit, andaj dhe po lëvizin të gjitha gurët për ta bindur.

“Zizu” ka gati dy sezone që është pushim dhe pasi dështoi të marrë kombëtaren e Francës, tani është në kërkim të një aventure të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat