Mediat spanjolle, Messi i ka treguar Xavit se ku do të vazhdojë karrierën

Futboll

Mediat spanjolle, Messi i ka treguar Xavit se ku do të vazhdojë karrierën

Më: 21 mars 2023 Në ora: 16:24
Lionel Messi

Lionel Messin mund ta shikoni sërish duke luajtur për Barcelonën.

Kështu së paku raporton gazetari që ka burime të afërta me klubin katalanas dhe që raporton në vazhdimësi për ta, Xherard Romero.

Sipas tij, Çavi është takuar me Lionel Mesin, para Kampionatit Botëror dhe ky i fundit i ka thënë ish-bashkëlojtarit të tij se nuk do të rinovojë me Paris Sen Zhermenin.

“Para Kampionatit Botëror, Çavi dhe Mesi janë takuar. Messi i ka thënë Xavit të priste deri pas Kampionatit Botëror”, ka raportuar fillimisht Romero.

“Pas kësaj, Mesi i tha atij se nuk do të vazhdonte me PSZH-në.

Familja e tij vuan në Paris dhe ata kënaqen kur kthehen në Barcelonë për 2-3 ditë”.

Kontrata e 35-vjeçarit me PSZH-në skadon në këtë verë dhe ai do të jetë i lirë që të rikthehet në “Camp Nou”.

Por, ofertat për të nuk ndalen, pasi e duan në Arabinë Saudite dhe në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat