Drejtori i kombëtares: Jemi të fokusuar te dy ndeshjet kualifikuese

Futboll

Drejtori i kombëtares: Jemi të fokusuar te dy ndeshjet kualifikuese

Më: 22 mars 2023 Në ora: 17:27
Muharrem Sahiti

Drejtori i kombëtares, Muharrem Sahiti ka thënë se futbollistët dhe stafi teknik po qëndrojnë të izoluar nga zhvillimet e fundit në FFK, e cila po hetohet nga njësia e krimeve ekonomike që e dërgoi në mbajtje për 48 orë kryetarin Agim Ademi, me urdhër të prokurorit.

Sipas Sahitit, tha se kishte shqetësim të madh te lojtarët dhe stafi, por situata është e mirë në grumbullim

“Dje ka qenë një shqetësim i  madh i lojtarëve dhe stafit, por sidoqoftë është përballuar edhe kjo dhe situata është e mirë në kombëtare”, tha Sahiti në konferencën e jashtëzakonshme për media të FFK-së.

Sahiti shtoi se tash e tutje kombëtarja do të jetë e fokusuar tërësisht në dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Kosova të shtunën përballet me Izraelin në udhëtim, kurse tri ditë më vonë në “Fadil Vokrri” do ta presë Andorrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat