Lojtari i Çekisë tregon se çfarë iu ngjan nëse Shqipëria ia merr vendin e dytë

Futboll

Lojtari i Çekisë tregon se çfarë iu ngjan nëse Shqipëria ia merr vendin e dytë

Më: 23 mars 2023 Në ora: 17:21
Vladimir Coufal

Polonia, Çekia dhe Shqipëria do të luftojnë për dy biletat që të dërgojnë në Europian.

Polonia duket e sigurt për të marrë vendin e parë të grupit, ndërsa Çekia dhe Shqipëria do të luftojnë për vendin e dytë.

Para ndeshjes së parë ku çekët do të përballen me polakët, në mbrëmjen e nesërme, ka folur edhe futbollisti i West Ham, Vladimir Coufal.

Ai ka treguar se çfarë do të ndodhi në vendin e tij nëse nuk arrijnë të kualifikohen në këtë grup.

“Nëse ne do të dështojmë do të bëhemi budallenj.

Mund t’ju duket qesharake, por e dimë se ku jemi tani.

Megjithatë këtu e dimë se nuk do të ketë ndeshje të lehta para nesh”, tha Coufal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat