Amdouni krenar për golin në Novi Sad, ka dy fjalë për Granit Xhakën

Futboll

Amdouni krenar për golin në Novi Sad, ka dy fjalë për Granit Xhakën

Nga: K. Goca Më: 25 mars 2023 Në ora: 22:14
Amdouni me fanellë të bardhë e kuqe

Futbollisti Zeki Amdouni është sikur në qiellin e shtatë me golin që ka realizuar për Zvicrën, në fitoren me rezultat 5:0 ndaj Bjellorusisë në Novi Sad të Serbisë.

Zvicra ka startuar me fitore në grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Zeki Amdouni la shënuar pas asistimit të Xhakës në minutën e 65-të. 

“Jam shumë krenar që arrita të shënoj golin tim të parë për kombëtaren e Zvicrës.

Ishte një pasim shumë i mirë nga Granit Xhaka.

Për momentin kam shumë vetëbesim.

Unë do ta mbaj këtë fanellë”, tha Amdouni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat