Liverpool gati të ndahet me 15 lojtarë këtë verë

Futboll

Liverpool gati të ndahet me 15 lojtarë këtë verë

Më: 25 mars 2023 Në ora: 23:13
Liverpooli

Liverpool Echo raporton se The Reds po planifikon një ristrukturim të madh të skuadrës gjatë verës teksa 15 lojtarë mund të largohen nga klubi.

Adrian, Keita, Oxlade-Chamberlain dhe Milner ka shumë të ngjarë të largohen pasi kontratat e tyre skadojnë dhe Firmino tashmë ka konfirmuar se do t’i thotë lamtumirë Anfield pas përfundimit të këtij sezoni.

Liverpooli nuk ka në plan të rinovojë huazimin e Arthur Melo, ndaj ai do të kthehet te Juventus në verë.

Edhe Nathaniel Phillips, Joe Gomez dhe Curtis Jones gjithashtu mund të largohen nga klubi.

Kelleher, Matip, Fabinho, Tsimikas konsiderohen lojtarë të “disponueshëm për shitje”, kështu që fare mirë mund të largohen nëse duan.

Klubi nuk dëshiron të ndahet me dy lojtarë, por mund t’i dërgojë në një ekip tjetër, Fabio Carvalho dhe Calvin Ramsey mund të huazohen për sezonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat