Trajneri i Manchester United flet për rëndësinë e parave në futboll

Futboll

Trajneri i Manchester United flet për rëndësinë e parave në futboll

Më: 2 prill 2023 Në ora: 09:46
Erik ten Hag

Trajneri holandez Erik ten Hag, ka ndarë mendimin e tij për rëndësinë e parave në futbollin modern.

“Paratë janë një gjë, tjetra është strategjia. Kur punoja te Ajax, kishim një buxhet të vogël në krahasim me klubet më të mira në Evropë.

Pavarësisht kësaj, ne ishim shumë afër finales së Ligës së Kampionëve. Tani Manchester United po lëviz në një drejtim të caktuar. Kemi progres”, raporton tabloidi Daily Mail fjalët e trajnerit.

Pas 26 ndeshjeve në Premier Ligën angleze, Djajtë e Kuq kanë shënuar 50 pikë dhe janë të tretët në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat