Notë spektakolare për Edon Zhegrovën në Francë, mijëra shikues e duartrokasin 

Futboll

Notë spektakolare për Edon Zhegrovën në Francë, mijëra shikues e duartrokasin 

Nga: K. Goca Më: 2 prill 2023 Në ora: 16:03
Edon Zhegrova duke festuar me shokë

Futbollisti Edon Zhegrova sot e ka pas ditën e tij! 

Futet në lojë në minutën e 82-të dhe i mjaftuan tetë minuta për të shënuar dy gola (89’ e 90+1’), për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij, Lille, me rezultat 3:1 ndaj Lorientit.

Dy golat e tij ngriten në këmbë mijëra shikues në stadiumin e LIlles, duke duartrokitur dhe kënduar për Zhegrovën.

Edon Zhegrova vlerësohet me notë 9.0 nga faqja e specializuar “Sofascore”.

Zhegrova është lojtar i ndeshjes. 

Reprezentuesi i Kosovës, për tetë minuta, gjithë tifozët në stadium i bëri për vete.

Pas javës së 29-të, Lille zë vendin e pestë me 52 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat