Hoti tregon rregullat te Partizani: Kemi 100 euro gjobë po prekëm telefonin

Futboll

Hoti tregon rregullat te Partizani: Kemi 100 euro gjobë po prekëm telefonin

Më: 2 prill 2023 Në ora: 22:22
Hoti

Ëngjëll Hoti, futbollist i Partizanit ka qenë vendimtar me golat e tij, duke dhënë kontributin e tij edhe nga stoli.

Hoti tregon se pozicioni i tij i preferuar është ai pas sulmuesit kryesor, si dhe shprehet se atmosfera në kampin e kuq është mjaft e mirë, pasi lojtarët shoqërohen së bashku edhe jashtë fushave të lojës.

Edhe vjet kemi pasur një ekip shumë të mirë.

Si grup kemi qenë fantastik. Pas stërvitjes dilnim dhe hanim bashkë. Vjet ishim 10 (që dilnim bashkë), sivjet 4-5.

Të them të drejtë në të dy vendet kam pasur atmosferë të mirë. Atje kam pasur një shok, Limajn, që ishte edhe ai nga Gjermania.

Edhe me Seferin kam shkuar mirë.

Te Tirana dilnim gjysma e ekipit bashkë. Por edhe këtu kemi një super atmosferë.

Marrëdhënia me rrjetet sociale dhe telefonat?

Ne kemi 100 euro gjobë. Kush prek celularin, merr gjobë”, ka thënë Ëngëll Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat