Tifozët e Lech Poznan përleshen me vendorët në një lokal në Firenze

Futboll

Tifozët e Lech Poznan përleshen me vendorët në një lokal në Firenze

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:49
Pamje nga përleshja

Janë rreth 2 mijë tifozë të Lech Poznan që kanë vendosur ta mbështesin ekipin e tyre të zemrës në ndeshje me Fiorentinën në Ligën e Konferencës.

Dhe, mbrëmë nuk ishte gjithçka e qetë në Firenze.

Në një diskotekë të njohur në qendër të qytetit është parë një përleshje fizike mes tifozëve të Lech dhe të disa vizitorëve vendorë të lokalit.

Në këtë përleshje fluturuan barrierat e rrugës, shtyllat e hekurit dhe gjithçka që kishte përpara si pasojë e vendimit të truprojave që refuzuan t’i linin tifozët të futeshin në diskotekë, pasi u konsiderua se ata ishin të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat