Drita në epërsi ndaj Prishtinës, Ferizaj në siklet në duel me Malishevën 

Futboll

Drita në epërsi ndaj Prishtinës, Ferizaj në siklet në duel me Malishevën 

Nga: K. Goca Më: 22 prill 2023 Në ora: 15:49
Drita

Drita është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Prishtinës, në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 41-të, Selmani kaloi në epërsi Dritën, në takimin që po luhet në fushën ndihmëse në Gjilan. 
Ferizaj është në disavantazh në duel me Malishevën.

Në minutën e 18-të, Sobowale shënoi për Malishevën. 

Ferizaj është me një lojtar me pak, pasi që portieri Jovanovski u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje jashtë 16-shit. 

Në minutën e 23-të akordohet penallti, por gjyqtari Alban Shala pasi ka shikuar VAR-in e ka anuluar për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 37-të, Panadiç nga rreth 17 metra godet shtyllën e djathtë të poshtme të majtë, ndërsa Behar Bardhi nga dy-tri metra nuk shënon në portë e boshatisur duke gjuajt mbi tërthorëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat