Prof. Bylbyl Sokoli i reagon Agron Selmanit: Nuk e njoh Xhevatin

Futboll

Prof. Bylbyl Sokoli i reagon Agron Selmanit: Nuk e njoh Xhevatin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 maj 2023 Në ora: 12:27
Bylbyl Sokoli

Prof. Bylbyl Sokoli, aktualisht kryetrajner i Malishevës, është i habitur se si Agron Selmani ia ka përmendur emrin, kinse ka pas kontakte me Xhevat Rushitin. 

Prof. Sokoli thotë as që e ka konktaktuar Xhevati në lidhje me KF Ferizajn dhe as që e njeh dhe as që ka idenë se kush është ai.   

“Zhdukja e fanellës së Astrit Fazliut! Selmani: Kemi pas fërkime me Arbnor Morinën dhe pse një fakt nuk e përmend Lulzim Abazi”, ishte titulli dje në gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Me vjen keq, Agron Selmani po e përmend emrin tim ne shkrimin Zhdukja e fanellës së Astrit Fazliut. Se kinse kontaktin me Bylbyl Sokolin e ka mbajt Xhevati.

Dua te them se asnjëherë nuk jam dëgju e as taku me Xhevatin (të cilin edhe nuk e njoh)!”, reagon Sokoli.

Selmani me të tjera ka deklaruar: “Unë kam dëgjuar se klubi ka biseduar nëpërmjet personave të ndryshëm afër klubit dhe të afërt e të njohur edhe për Arbnorin. Bëhet fjalë për këta emra: Rafet Prekazi, Bylbyl Sokoli, Vlatko Kostov dhe një trajner nga Shibeniku.

Kontaktin me Bylbyl Sokolin e ka mbajtur Xhevati kurse me këta të tjerët kontaktin e ka mbajt Lulzim Abazi, kurse kontribut në këtë drejtim kanë dhënë lojtarët veteranë të futbollit të angazhuar në klub: Arsim Abazi dhe Sherif Topalli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat