Agron Selmani i kundërpërgjigjet prof. Bylbyl Sokolit, Arsim Abazit dhe Sherif Topallit 

Futboll

Agron Selmani i kundërpërgjigjet prof. Bylbyl Sokolit, Arsim Abazit dhe Sherif Topallit 

Nga: K. G. Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:02
Agron Selmani

Agron Selmani përmes një letre të hapur i kundërpërgjigjet prof. Bylbyl Sokolit, Arsim Abazit dhe Sherif Topallit.

Prof. Bylbyl Sokoli ditë më parë ka thënë as që e njeh se kush është Xhevat Rushiti.

Ish drejtori sportiv i Ferizajt, Agron Selmani, që u shkarkua në fund të vitit të kaluar, ia numëron disa gjëra prof. Sokolit, Abazit dhe Topallit. 

“Unë kam bërë një intervistë me gazetarin e njohur sportiv z. Kemajl Goca të cilin e falënderoj për kontaktin dhe interesimin. Kemajlin e konsideroj mirë të informuar për rrjedhat e sportit në Ferizaj dhe unë e respektoj si të tillë dhe përgjigjet e mia janë të po atij niveli.

Pyetjet janë përgjegjësi e gazetarit dhe redaksisë dhe unë jam përgjigjur ashtu siç e shoh ngjarjen dhe rrjedhojën pa e ofenduar askënd.

Me duhet të përgjigjem ndaj disa reagimeve që kanë ardhur si pasoj e intervistës sime.

Lobimet janë një gjë normale, mund të kuptohet edhe si një ofertë që dikush e merr apo e refuzon dhe kjo është çështje e marrëveshjes dhe për të arritur një ujdi jo përherë ka angazhime nga njerëzit me peshë në klub, aty mund të kontribojnë dhe kontribojnë shumë njerëz nga rrethi i dyte i njerëzve.

Përgjigjja ime për Bylbyl Sokolin: Prof. së pari të uroj për rezultatet e mira me klubin, unë ju respektoj dhe vlerësoj dhe në intervistën time nuk ka asgjë ofenduese për ty apo diçka që dëmton reputacionin tuaj, po citoj: “…Kontaktin me Bylbyl Sokolin e ka mbajtur Xhevati!”. Pra, unë jam i kujdesshëm në këtë drejtim, ju do të kishit të drejt sikur të shkroja: “Bylbyl Sokoli ka mbajtur kontaktin me Xhevatin!”, atëherë kjo do të ishte me një kuptim tjetër, dhe duhet të reagoni, megjithatë, ju mund të keni të drejt në të vërteten dhe parimet e tua, por është më rëndësi se unë (Agron Selmani) me juve (Bylbyl Sokoli) nuk kemi biseduar temën për dhe rreth angazhimit tuaj në Ferizaj edhe pse për mua do të ishte një nder të bëja një bisedë të tillë. Kaq! Sepse mbi këtë bazë është krijuar një opinion i cili mua me ka sjell dëm!

Pra, kontakti i juaj me Xhevatin (nënkryetarin e klubit) nuk ka qenë i drejtpërdrejt por nëpërmjet ndërmjetësit në këtë rast nëpërmjet Sherif Topallit i cili ka marr instrukcione të marr disponimin tuaj në raste të ndonjë angazhimi eventual në klub dhe kjo është një lloj kontakti me autorizim, konfirmimin për këto biseda e kam marrë nga vet nënkryetari i klubit z. Xhevat dhe nga trajneri Sherif Topalli por jo nga ju. 

Përgjigjja ime për Sherif Topallin: Sherif, se kuptoj se pse ke reagu dhe pse me drejtohesh kaq çuditshëm, ky tregim nuk ju ka zënë në befasi, nuk janë deklarata të pamatura dhe të pavërteta, ti e di se kjo është ashtu siç më ke konfirmuar ti por edhe Xhevati.

Pse duhet te ndërtojmë një opinion tjetër, unë ju kuptoj, ju mund të ndiheni i keqpërdorur dhe këtu mund të reagoni, por unë sot po flas pas shtatë muajve më i adresuar disa tema me emra të përvetshëm edhe më i shkarkuar disa gjëra që nuk me takojnë mua, kaq!

Pra, biseda është konfirmuar në lokalet e klubit dhe nëse ju keni gënjye apo keqinterpretuar për motive të ndryshme kjo të takon ty, kurse sa i përket kontaktit Xhevat – Bylbyl unë ndaj për opinion se kjo është arritur nëpërmjet ndërmjetësimit tuaj dhe kjo gjithnjë sipas konfirmimit tuaj dhe të Xhevatit.

Përgjigjja ime për Arsim Abazi: Arsim, së pari të qartësojmë një situatë, statusi i juaj në klub është: Arsim Abazi - drejtor i Shkollës së Futbollit FC Ferizaj në Ferizaj dhe ky emërim është bërë në mbledhjen e bordit të klubit, emërimi juaj nuk është bërë publikë për opinionin me kërkesën tuaj sepse aktualisht ju ishit ne pozicionin e selektorit U17 dhe ky pozicion përfaqësonte konflikt interesi dhe duhet të mbetej në konfidencë, njëkohësisht ju jeni edhe këshilltari sportiv i kryetarit të klubit Lulzim Abazi dhe po besoj se deri këtu jemi në rregull.

Pse po i ceki këto të dhëna për të hequr mjegullën e demantit, ti je person që ki informata nga afër klubit dhe intervista ime nuk është hajgare siç po intereferon ti.

Pra, ju jeni në listën e pagave në klub dhe  është mirë të drejtohesh me demant nga pozicioni aktual që keni pas apo keni në klub dhe jo në cilësinë e selektorit U 17 sepse pastaj po shkaktohet një amulli se kush çka po flet.

Nadi Fetahu është një menaxher i futbollit dhe njëkohësisht një bashkëlojtar i juaji dhe i Arbnorit nga Kampionati i Maqedonisë. Nadi-n e vlerësoj për punën e tij dhe tregimi nuk dua të merr një konotacion tjetër, por Nadi Fetahu është meritor për prurjet e lojtarit dhe trajnerit Panadiç”, ka reaguar Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat