Alexander-Arnold zgjidhet lojtari më i mirë i muajit prill te Liverpooli

Futboll

Alexander-Arnold zgjidhet lojtari më i mirë i muajit prill te Liverpooli

Më: 11 maj 2023 Në ora: 18:19
Trent Alexander-Arnold

Trent Alexander-Arnold është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit prill te skuadra e Liverpoolit.

Pasi që po luan në një rol të ri të përzier, që e sheh Alexander-Arnold të lëviz në mesfushë kur e ka topin, numri 66 i Liverpoolit ishte titullar në të katër ndeshjet që zhvilloi skuadra në muajin prill, duke i ndihmuar që t’i fitonin të gjitha.

Përgjatë këtyre ndeshjeve, Alexander-Arnold kontribuoi me gjashtë asistime. Një asistim erdhi te goli i barazimit i Firminos ndaj Arsenalit. Dy të tjerë erdhën kundër Leeds United, kurse nga një asistim ylli anglez bëri ndaj Nottingham Forest, West Ham United dhe Tottenham Hotspur.

Në votimet në faqen zyrtare të Liverpoolit, Alexander-Arnold kaloi me vota Mohamed Salah dhe Diogo Jota për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat