Shkëndija filloi përgatitjet pa Hasanin! Edhe Bejtullai është para largimit 

Futboll

Shkëndija filloi përgatitjet pa Hasanin! Edhe Bejtullai është para largimit 

Nga: K.G.. Më: 2 qershor 2023 Në ora: 17:36
Shkëndija

Lojtarët e Shkëndijës së Tetovës, nisin përgatitjet për garat e Conference Leaguie.

Gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, Shkëndija i nisi pa kapitenin shumëvjeçar Ferhan Hassani.

32-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2025 me Helsingor, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit danez.

Para largimit nga klubi është edhe Egzon Bejtullai i cili ka disa oferta për të ndryshuar ambient, por e gjithë kjo do të dihet deri më 15 qershor.

Ndërkohë, menaxhmenti pritet që së shpejti të emërojë trajnerin e ri, pas largimit të Qatip Osmanit.

Shkendija është në bisedime me disa emra të trajnerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat