Dragidella: Nëse rregullat janë ashtu siç thotë kryetari i FC Ferizajt, Liria e humb ndeshjen 

Futboll

Dragidella: Nëse rregullat janë ashtu siç thotë kryetari i FC Ferizajt, Liria e humb ndeshjen 

Nga: K. Goca Më: 6 qershor 2023 Në ora: 17:25
MIftar Dragidella

MIftar Dragidella, ish kryetar i parë i klubit të futbollit Dukagjini të Klinës dhe gjyqtar shumëvjeçar i futbollit, ka komentuar rastin specifik të ndeshjes mes Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit.

Ferizaj ankohet se Liria ka luajtur me disa futbollistë që iu ka skaduar kontrata me 31 maj dhe pretendon ta fitojnë sfidën në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0, për të mbetur në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Nëse rregullat janë ashtu siç thotë kryetari i Ferizajt atëherë Liria e humb ndeshjen.

Jo vetëm këtë por edhe ndeshjen me Ulpianën. Në rast të tillë në ndeshje barazhi do te luanin Ulpiana - Ferizaj.

Pra nëse ata lojtarë nuk kanë pasur të drejt të luajnë kundër Ferizajt nuk kane pasur të drejt të luajnë as kundër Ulpianës”, ka komentuar Dragidella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat