Inzaghi: City ekipi më i mirë në botë, por do të luajmë 11 kundër 11

Futboll

Inzaghi: City ekipi më i mirë në botë, por do të luajmë 11 kundër 11

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:42
Inzaghi

Në Stamboll është gjithçka gati për finalen e Champions League që do të vendosë përballë Manchester City-in dhe Interin.

Trajneri Simone Inzaghi është një hap larg ëndrrës, teksa do të kalojë mbrëmjen më të rëndësishme të karrierës së tij. Italiani foli në një konferencë për shtyp në Ataturk.

“Është një ndjesi e bukur që të jesh këtu, duam që të luajmë finalen në mënyrën më të mirë të mundshme.

E kemi merituar finalen, do të duhet të jemi të qartë gjatë gjithë ndeshjes.

E dija që do të luanim shumë në pjesën e fundit të sezonit.

Kemi arsyetuar gjatë këtyre ditëve dhe po shijojmë atë që kemi arritur.

E dimë se ata janë skuadra më e fortë në botë dhe e dëshmuan këtë në disa humbje që kanë pasur.

Por do të jemi 11 kundër 11, kemi pasur një ecuri fantastike dhe ne, meritojnë të jemi këtu për të luajtur letrat tona.

Kam fatin të stërvit shumë lojtarë që tashmë kanë kaluar në finale.

Do të na duhet zemër dhe mendje, do të duhet të kemi mendje të kthjellët për të qëndruar gjithmonë në lojë sepse do të ketë momente vështirësie dhe e dimë këtë fakt”, deklaroi Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat