Stafi teknik, ndryshim te Vllaznia, vjen një përgatitës atletik i ri

Futboll

Stafi teknik, ndryshim te Vllaznia, vjen një përgatitës atletik i ri

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 19:05
Vllaznia

Ndryshime të mëdha te Vllaznia.

Ndërkohë që merkato në hyrje dhe dalje është mjaft aktive, klubi shkodran ka njoftuar se roli i përgatitësit atletik do të mbulohet nga Aurel Locaj.

“Aurel Locaj është pjestari më i ri i stafit teknik të ekipit të parë kuqeblu. Ai do të kryejë rolin e përgatitësit atletik dhe KF Vllaznia i uron sa më shumë suksese në punën e tij. Mirë se erdhe Aurel” – shkruan klubi.

Vllaznia synon që të hedhë pas krahëve sezonin jo shumë pozitiv, për t’u rikthyer kështu në një skuadër të denjë për të luftuar për titullin kampion në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat