Seferi: S’më la fusha të shënoj, kthehemi edhe më të fortë në shtator

Futboll

Seferi: S’më la fusha të shënoj, kthehemi edhe më të fortë në shtator

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 23:11
Seferi

“Jam shumë i kënaqur, sepse arritëm qëllimin në dy ndeshje. Sa i përket paraqitjes sime, ishte e mirë, por mund të bëjmë edhe më mirë.

Siç e thashë me herët, e rëndësishmja ishte fitorja dhe jemi të gjithë të lumtur.

Konkurrenca më pëlqen, sa i përket shënjestrës, ishte problem fusha sintetike.

Shënjestrën e kam mirë dhe shpresoj të shënoj për kombëtaren.

Rastet e humbura? Pa dyshim kemi humbur shumë, normalisht nuk është mirë.

Në pjesën e parë mund të bënim tre gola dhe u barazuam.

Humbja e Polonisë është shumë pozitive për ne. Ne duhet të kthemi më të fotë dhe të përgatitur në shtator”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat