Lojtari i Gostivarit, më i paguari në futbollin e Maqedonisë 

Futboll

Lojtari i Gostivarit, më i paguari në futbollin e Maqedonisë 

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 23:50
Alper Potuk

Edhe pse nuk është e konfirmuar deri më tani, por nga burime jo zyrtare, emri i madh Alper Potuk që firmosi me Gostivarin këtë verë, rezultaton të jetë futbollisti më i paguar në futbollin e Maqedonisë. 

Përflitet se Potuk, te Gostivari merr rreth 35 mijë euro pagë në muaj. 

Potuk ka karrierën të madhe dhe është emër i njohur në Turqi, pasi ishte pjesë e Fenerbahçes ku për disa vite barti edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në të njejtën kohë ishin të interesuar nga Chelsea për shërbimet e tij. 

Ai gjithashtu ka luajtur edhe për Eskishehirsporin, Ankaragucun dhe Rizesporin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat