Voska Sport nuk i frikësohet kampionit të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Voska Sport nuk i frikësohet kampionit të Maqedonisë së Veriut

Nga: K. G. Më: 26 shtator 2023 Në ora: 13:26
Pamje nga një ndeshje

Voska Sport e Ohrit synon që të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Përballja mes skuadrave shqiptare Voska Sport-  Struga Trim Lum pritet me kureshtje të madhe.

Voska nuk i frikësohet kampionit në fuqi, Struga Trim Lum.

“Kupa e Maqedonisë, shorti në 1/8 e finales na e servoi për kundërshtarë Struga Trim Lum.

Pas fitores bindëse 10:0 në ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Maqedonisë kundër Karbincit, sot në hapësirat e Federatës së futbollit vendor, u hodh shorti për ndeshjet e 1/8 së finales, aty ku për kundërshtarë do të kemi rivalin lokal nga qyteti buzë liqenit, Struga Trim Lum.

Ndeshjen kundër finalistit të edicionit të kaluar do ta zhvillojmë si vendas me datë 25 tetor, ndërsa fituesi i këtij dueli vazhdon garat për në çerekfinale”, shkruan në faqen e FC Voska. 

Ballafaqimet 

Rabotniçki - Shkëndija
Vardari - Makedonija GP
Bregallnica – Jang Tim
Sileksi – Bashkimi
Pelisteri – Tikveshi
Brera – Gostivari
Shkupi – Ohrid
Voska – Struga TL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat