Mourinho: Edhe hera e parë që Roma luan dy finale europiane radhazi

Futboll

Mourinho: Edhe hera e parë që Roma luan dy finale europiane radhazi

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 12:41
Mourinho

Roma u shkërmoq 4-1 në Genoa, rezultat që ka zemëruar popullin verdhekuq. Vetëm 5 pikë në 6 javët e para të Serie A për skuadrën e Jose Mourinhos, në të njëjtën kohë nisja më e keqe në karrierë për teknikun nga Setubali.

Duke tejkaluar edhe startin me Chelsea në sezonin 2015/2016 kur ai dhe djemtë e tij grumbulluan vetëm 7 pikë në 6 sfidat e para të kampionatit anglez.

“Fillimi më i keq për mua por edhe hera e parë që Roma ka luajtur dy finale europiane radhazi… “, deklaroi Mourinho. I cili e ka të vështirë të analizojë një takim që nuk nisi mirë dhe përfundoi shumë keq.

“Nuk kam shumë për të thënë. Edhe pas ndeshjes nuk bisedova fare me lojtarët.

E filluam keq, por reaguam dhe barazuam. Por më pas struktura e skuadrës u përkeqësua me dëmtimin e Llorentes.

Pasi rezultati shkoi 3-1 nuk kishte më histori, përfundoi gjithçka. 4-1 pastaj, ishte i tepërt, jashtë çdo lloj konteksti. 

Shumë gola të pësuar? Shumë, pa dyshim. Njerëzit kujtojnë vetëm gabimet e Ibanez, por ai na siguronte një soliditet të jashtëzakonshëm. Na mungon edhe Smalling.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat