Mourinho: Roma nuk ka fantazi pa Dybalën

Futboll

Mourinho: Roma nuk ka fantazi pa Dybalën

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 10:03
Mourinho

Roma ia doli të fitonte me shifrat 4-0 në ndeshjen e Europa League ndaj zvicerianëve të Servette. Megjithatë, rezultati nuk kënaq trajnerin Jose Mourinho.

Portugezi në konferencën pas ndeshjes nuk ngurroi të kritikonte të tijtë duke theksuar se pjesa e parë ishte e interpretuar keq. Nga ana tjetër, Mourinho u shpreh se ekipi humbet shumë fantazi në momentin që Paulo Dybala nuk është në fushë.

“Pjesa e parë nuk më pëlqeu aspak, nuk kishte reagim në momentin që humbisnim topin.

Skuadra kishte një sjellje sikur do ta fitonte lehtë ndeshjen, por nuk ishte kështu.

Pati një moment kur kundërshtari e mbajti topin për më shumë se një minutë dhe ne ishim shumë pasiv.

Në pjesën e dytë shtuam intensitetin dhe kjo më pëlqeu.

Dybala? Kur luajmë pa atë humbasim fantazinë në fushë.

Ka shumë ndryshim kur nuk e kemi Dybalën dhe kjo është e dukshme në fushë”, u shpreh Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat