Ramadani: Synojmë rezultat pozitiv ndaj Çekisë, do hyjmë në fushë për ta fituar ndeshjen

Futboll

Ramadani: Synojmë rezultat pozitiv ndaj Çekisë, do hyjmë në fushë për ta fituar ndeshjen

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 15:02
Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani theksoi se duhet të bëjnë më të mirën në fushë dhe të kërkojnë fitoren ndaj Republikës Çeke.

Ai kërkon nga tifozët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin dënimin, pasi u duhen edhe për ndeshjet në vazhdim.

“Normalisht me Kombëtaren nëse arrijmë Europianin është një gjë e madhe për mua, për gjithë Shqipërinë, për familjen time. Edhe atje në Itali jam duke u paraqitur mirë. Shpresoj të vazhdoj kështu”, u shpreh Ramadani.

Ramadani potencoi se nuk duhet të hyjnë në fushë me eufori por ta japin maksimumin për një rezultat pozitiv.

“Kemi ardhur me mentalitetin e duhur kur e kemi përfunduar ndeshjen me Poloninë. Është një ndeshje shumë e vështirë, nuk është ndeshje e lehtë, pasi kundërshtari është i fortë. Kanë pësuar vetëm dy gola, por ne duhet të futemi në fushë vetëm me qasjen e duhur, pa eufori dhe ta bëjmë maksimumin e të marrim rezultatin pozitiv”.

“Ndeshja në shtëpi është më ndryshe, pasi luajmë në fushën tonë, kemi tifozët tonë që na përkrahin shumë. Do hyjmë më ndryshe në fushë, do hyjmë për ta fituar ndeshjen”.

“Normalisht ne do hyjmë në fushë për më shumë, pasi kemi tre finale dhe kjo është njëra prej tyre. Do hyjmë të japim maksimumin, pasi e dimë çfarë na pret po e morëm rezultatin pozitiv”.

“Kjo do të thotë që përkrahja është shumë e madhe për ne dhe shpresoj të mos i zhgënjejmë. Duam edhe këtë ndeshje ta bëjmë si ndeshjet e kaluara. Doja t’i falënderoja tifozët, anembanë shqiptarisë, që vijnë e na mbështesin dhe bëjnë kështu përkrahjeje për ne. Duhet t’ua kthejmë në fushë”.

“Normalisht do u lutesha që të mos hedhin sende në fushë, sepse na duhen për ndeshjet e radhës. Ata janë lojtari i 12-të i joni dhe mendoj se do ishte mirë të jenë me ne gjithmonë. Nuk duam t’i humbim nga sendet e hedhura në fushë”, përfundoi mesfushori shqiptar Ylber Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat