Shaqiri feston sot ditëlindjen, Liverpooli e uron me trofeun e Ligës së Kampionëve

Futboll

Shaqiri feston sot ditëlindjen, Liverpooli e uron me trofeun e Ligës së Kampionëve

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 10:40
Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri e feston sot, ditëlindjen e 32-të.

Me këtë rast, ish-klubi i tij, Liverpooli e ka uruar me një foto të trofeut të Ligës së Kampionëve.

“Urimet më të mira për Xherdan Shaqiri”, ka shkruar klubi anglez.

Shaqiri ka bërë karrierë në shumë klube evropiane si në Bayern Munich, ku fitoi tripletën, teksa ishte pjesë edhe e Interit dhe Lyonit.

Tani, futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane po luan në Major League Soccer me skuadrën e Chicago Fire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat