De Laurentiis nis negociatat me “strategun” italian

Futboll

De Laurentiis nis negociatat me “strategun” italian

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 20:58
Conte

De Laurentiis nis negociatat me “strategun” italian!

Zëvendësimi i tekniku Luciano Spalleti, në stolin e Napoli, me francezin Rudy Garcia, nuk është se ka sjellë rezultatet më të mira për kampionët e Italisë, teksa deri më tani renditen në vendin e 5-të të renditjes me 14 pikë dhe janë 3 pikë larg zonës “Champions”.

Për këtë arsye, Presidenti De Laurentiis ka nisur kontaktet e para për risjellë në Serie A, “specialistin” e “Scudetto”-ve, ish-teknikun e Juventus e Inter, Antonio Conte, i cili pëlqehet shumë nga “numri 1” i kampionëve të Italisë.

Conte kërkon në marrëveshje 3-vjeçare me një kontratë të majme dhe këtu është ndryshimi kryesor i këndvështrimit me De Laurentiis dhe sipas raportimeve të prestigjiozes “Sky Sport”, nuk do të jetë e vonë dita, që “numri 1” i “bluve” t’i tregojë “derën” teknikut francez, për “strategun” italian..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat