Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, 3 ndryshime krahasuar me Poloninë

Futboll

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, 3 ndryshime krahasuar me Poloninë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 13:11
Shqipëria

Armando Broja dhe Ardian Ismajli janë mungesat e vetme e Shqipërisë për “finalen” ndaj Çekisë, që do të zhvillohet sonte në “Air Albania” (20:45).

Trajneri Sylvinho theksoi në konferencën për shtypin se sulmuesi i Chelseat nuk ia ka dalë dot të rikuperohet për nesër, ndërkohë që SuperSport mëson rreshtimin e mundshëm të kuqezinjve kundër Çekisë.

Etrit Berisha rikthehet titullar mes shtyllave, duke i zënë vendin Thomas Strakoshës, i cili e nisi nga fillimi ndeshjen me Poloninë.

Arlind Ajeti do zëvendësojë Ismajlin e dëmtuar, duke formuar dyshen e qendrës së prapavijës me Berat Gjimshitin.

Në krahë të zakonshmit Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj. Nuk ndryshon as mesfusha krahasuar me duelin e fituar 2-0 ndaj Polonisë.

Repart ku konfirmohen si titullarë Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami.

Ndërkohë, në krahun e majtë të sulmit do e nisë nga minuta e parë Taulant Seferi, njësoj si në transfertën çeke.

Ish-sulmuesi i Tiranës preferohet përpara Myrto Uzunit, titullar me Poloninë.

Ndërkohë që nuk ndryshojnë Jasir Asani në të djathtë dhe Sokol Cikalleshi na majë të ofensivës së kuqezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat