Kosova Dusseldorf hedh pas shpine humbjen, zotohen për fitore në sfidën e të dielës 

Futboll

Kosova Dusseldorf hedh pas shpine humbjen, zotohen për fitore në sfidën e të dielës 

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2023 Në ora: 18:52
Kosova Dusseldorf

Javën që e lamë pas nuk ishte një javë ashtu siç e planifikuan Kosova e Dusseldorfit, duke pësuar humbje në. derbi me rezultat 2:1 nga DJK Gnadental.

Kjo humbje është hedhur pas shpine dhe të gjitha forcat janë kthyer për ndeshjen e javës së 10-të të Bezirksliga.

Kuqezinjtë do të përballen me VdS Nievenheim dhe zotohen që do t’iu rikthehen fitoreve.

Kosova renditet në. vend të tretë me 22 pikë dhe VdS Nievenheim në të 12-tin me 9 sosh.

“Ndeshja e dhjete sezonale na bie si kundërshtar VdS Nievenheim këtë të diele me fillim nga ora 15.00.

Ju mirëpresim ne Am Wald 130,40599 Düsseldorf. 

Gjithashtu ndeshje derbi është ai mes FC Kosova Düsseldorf ll dhe Sg Benrath-Hassels ll po në të njëjtin vend me fillim nga ora 12:45.

Ju mirëpresim të gjithëve në përkrahje të ekipeve tona”, njofton FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat