Media serbe kërkon që të ndahet Shqipëria dhe Serbia: Kjo do të shkaktojë probleme të mëdha

Futboll

Media serbe kërkon që të ndahet Shqipëria dhe Serbia: Kjo do të shkaktojë probleme të mëdha

Nga: K. Goca Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 13:20
Shqipëria

Shqipëria është kualifikuar në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani. 

Serbët i frikësohen Shqipërisë nëse iu bie në grup.

Pamfleti serb “Kurir” shkarravit si zakonish duke i fryrë zjarrit!

“UEFA është në agoni para shortit për fazën e grupeve dhe lind pyetja nëse do të ndajnë Serbinë dhe Shqipërinë për shkak tensioneve që po ndodhin në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas projeksioneve të vazove për shortin e fazës së grupeve, shqiptarët do të gjenden në të dytin, kurse Serbia në vazon e katërt, ndaj do të jetë i mundur edhe një takim i ndërsjellë. 

Kjo do të shkaktojë probleme të mëdha për organizatorët dhe UEFA mund të mendojë të vendosë një rregull të veçantë sipas të cilit Serbia dhe Shqipëria do të ndaheshin dhe nuk do të takoheshin në fazën e grupeve. 

A do të ndodhë diçka e tillë?”, pyet media serbe.

“Sipas informacioneve që kemi marrë, ndarja, të paktën tani për tani, nuk është një opsion realist. Drejtuesit e Shtëpisë Europiane të Futbollit nuk kanë komentuar ende për këtë çështje, por skena e fundit e ndodhur në Tiranë, ku tifozët shqiptarë dogjën flamurin e Serbisë dhe kërcënuan vendin tonë me mesazhin

‘Të presim’, ka ngritur një numër të pyetjeve.

Dihet edhe situata me dronin që mbante flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, i cili u lëshua nga Ismail Morina në Beograd në vitin 2014. Më pas ka pasur kaos, sherr dhe ndërprerje të lojës dhe tensionet nuk janë qetësuar ndër vite, ndaj ka kërcënime serioze se diçka e tillë do të ndodhë edhe në Europian,

Shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian do të hidhet më 2 dhjetor të këtij viti dhe do të shohim nëse UEFA deri atëherë do të ndryshojë vendimin për ndarjen e Serbisë nga Shqipëria.

A do të ishte e mençur që UEFA të ndajë Serbinë dhe Shqipërinë në shortin e fazës së grupeve të Kampionatit Evropian?”- , pyet me frikë pamfleti serb.

Serbinë qysh tani e ka kap paniku, jo që e ka frikën e tensioneve por e ka frikën që do të mposhtet nga Shqipëria në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat