Kvaratskhelia: Real Madrid ishte pasion i fëmijërisë

Futboll

Kvaratskhelia: Real Madrid ishte pasion i fëmijërisë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 12:34
Kvaratskhelia

Ylli i Napolit Khvicha Kvaratskhelia ka pranuar se e ka mbështetur Real Madridin si fëmijë.

Gjeorgjiani tash e sa kohë është në vëmendje falë paraqitjeve të mrekullueshme te “napolitanët”.

Sidoqoftë, anësori këmbëshpejtë ka treguar se është i fokusuar vetëm te Napoli, por nuk e mohoi mbështetjen për klubin madrilen.

“Së pari mund të them se 100 për qind jam i fokusuar te Napoli. Po bëj më të mirën për të ndihmuar skuadrën. Sa i përket Real Madridit, mund të them se është pasion i fëmijërisë”.

“Jam 100 për qind i fokusuar, kemi ndeshje të rëndësishme. Një sezon të rëndësishëm dhe ndihem shumë i lumtur te Napoli”.

“Për të ardhmen, ka shumë klube të mira që do të dëshiroja të luaja por ndihem mirë këtu”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat