Dy futbollistë shqiptarë që po shkëlqejnë në elitën e futbollit kroat

Futboll

Dy futbollistë shqiptarë që po shkëlqejnë në elitën e futbollit kroat

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 20:38
Silvinho

Dy futbollistë shqiptarë që po shkëlqejnë në elitën e futbollit kroat!

Padyshim që në repartin sulmues të ekipit kombëtar, aktualisht konkurrenca është shumë e lartë, por gjithçka mund të ndryshojë në vazhdim, pasi në monitorimin e stafit kuqezi janë shumë lojtarë, duke nisur edhe nga emra më të njohur si Marvin Çuni i Serisë A dhe Rei Manaj që është rikthyer të shënojë në Turqi.

Ndërkohë, edhe në kampionatin kroat, ka dy sulmues që po bëjnë mirë këtë sezon. Indrit Tuci dhe Arbër Hoxha janë dy shqiptarët, të cilët po shënojnë për ekipet e tyre.

Tuci që luan për Lokomotiva Zagrebin deri tani është në kuotën e 6 golave, dhe disa prej tyre shënuar vendeve të para në renditje, ndërsa Arbër Hoxha i Slaven Belupos, që është pajisur me pasaportë shqiptare, është në kuotën e 4 golave si dhe pranë kalimit te Dinamo e Zagrebit sipas mediave vendëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat