Shpresat kuqezi do të garojnë me ekipe nga Shqipëria e Kosova në turneun “Future of Football Tournament”.
“Shkolla e futbollit Shkëndija e Tetovës vazhdon të ndjek me besnikëri programin për pjesëmarrje në turne të ndryshme jashtë vendit me qëllim ngritjen e nivelit të lojtarëve të ri dhe fitimit të eksperiencës në ndeshje ndërkombëtare.
Kështu gjenerata U17 e Shkëndijës (fëmijë të lindur në vitin 2007 që nga muaji korrik do të jenë U18) ka udhëtuar drejt Tiranës ku për tre ditë do të jetë pjesë e turneut mbarëkombëtar “Future Of Football Tournament”.
Skuadra që do të drejtohet nga trajneri Taxhedin Kasami dhe trajneri i portierëve Armend Elezi është shortuar në grupin A së bashku me Prishtinën, Kinostudio (Tiranë) dhe Ramiz Sadiku B.
Ekipet që do të kapin dy vendet e para në grup vazhdojnë më tutje ku do të ndeshen me dy ekipet më të mira të grupit B e ku bëjnë pjesë Ramiz Sadiku A, Albanet, Besëlidhja dhe Kamza”, njofton Shkëndija e Tetovës.