Zvicra ka barazuar me rezultat 1:1 me Austrinë, në ndeshjen miqësore para Kampionatit Evropian.
Ballafaqimi mes Zvicrës dhe Austrisë nisi me 5 minuta vonesë për shkak se të njëra portë rrjeta nuk ishte e lidhur mirë.
Futbollisti Baumgartne nga gjysma e fushës bëri pothuajse sllallom duke hyrë në 16-sh dhe ballë për ballë me portierin Sommer, të cilin e mposhti me mjeshtri 0:1 për Austrinë.
Në minutën e 26-të, futbollisti Widmer nga afërsia tundi portën e austriakëve, për të barazuar rezultatin 1:1.
Kapiteni Granit Xhaka është paraqitur nga minuta e parë dhe Xherdan Shaqiri nga minuta e 66-të, duke treguar lojë të mirë. përballja është zhvilluar në stadiumin “Kybunpark” në Stë Gallen.
Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 57-të dhe është zëvendësuar në atë të 76-tën.