Tirana tentoi të mbante Abazajn, Latifi në udhëkryq

Futboll

Tirana tentoi të mbante Abazajn, Latifi në udhëkryq

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 14:52
Tirana

Tirana dhe Liridon Lati fi janë një rebus i pazgjidhur. Edhe në stërvitjen e djeshme të paradites, lojtari nuk ishte i pranishëm nën urdhrat e Bledi Shkëmbit. Dihet tashmë që bardheblutë dhe lojtari duan të ndajnë rrugët, por futbollisti ka një kontratë të vlefshme.

Ende nuk ka një marrëveshje, ndërsa palët për momentin janë nën kontratë.

Paradite lojtari nuk ishte në grumbullim, çka shton edhe më shumë pikëpyetjet për futbollistin, i cili ka qenë Filip Najdovski pritet të jetë futbollisti i radhës që do të bashkohet me Tiranën. Lojtari pak a shumë është dakord me marrëveshjen.

Ka qenë në Shqipëri për plazh dhe shumë shpejt mund të vishet bardheblu. Kujtojmë që Najdovski fillimisht braktisi ekipin, por duket se lëvizet e fundit kanë bërë që ai të kthehet në skuadër.

Madje, Filipi dhe Përgjoni do të jenë kapitenët e skuadrës. Najdovski, gati të firmosë shok skuadre me trajnerin aktual. Me grupin dje ishte bashkuar Fjoart Jonuzi, i cili dukej shumë i dobësuar. Edhe Jordi Jaku ishte me grupin, ndërsa skuadra po plotësohet ditaditës.

ABAZAJ – Një prapaskenë ka dalë këto ditë në sipërfaqe. Mësohet se Tirana ka dashur të mbajë në ekip Kristal Abazajn, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Lojtari ka dashur të shohë veten diku tjetër jashtë Shqipërisë dhe në këto kushte nuk ka qëndruar në ekip.

AFRIMET – Tirana është shumë pranë afrimit të disa lojtarëve të tjerë. Kështu, priten edhe katër afrime të tjera. Po diskutohet me Fatmir Prengën. Futbollisti i radhës që do të firmosë është Edison Kola. Lojtari vjen nga kampionati grek dhe është qendërmbrojtës. Ai vjen nga Giuktas në Kategorinë e dytë greke. Luan në qendër të mbrojtjes dhe para mbrojtjes. Sezonin e fundit ka qenë titullar. Një tjetër lojtar që do të afrohet është një nigerian, i cili ka luajtur në Francë dhe pritet që të jetë një nga përforcimet më të mëdha të bardhebluve.

Ai është mesfushor qendre që do të bëjë diferencën. Bardheblutë presin edhe një qendërsulmues cilësor. Mbetet për t’u parë se kur do të jetë goditja e radhës.

Nga ana tjetër për Gledi Micin do të pritet edhe disa ditë, nëse do të afrohet apo jo me ekipin. Skuadra pritet të plotësohet deri të premten dhe me pas do të udhëtojë ditën e martë drejt Ohrit për fazën përgatitore. Në datën 25 qershor luan me Shkëndijën dhe më 28 qershor me Strugën. Skuadra do të luajë edhe me Ballkanin. Ekipi bardheblu do të luajë në turin e parë të Konferencë Ligës dhe është i pozicionuar në vazon e skuadrave favorite së bashku me Partizanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat