Chelsea njofton nënshkrimin me mesfushorin brazilian

Futboll

Chelsea njofton nënshkrimin me mesfushorin brazilian

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 20:50
Estevao Willian

Skuadra e Chelsea ka njoftuar sot nënshkrimin me mesfushorin brazilian Estevao Willian, në një marrëveshje me vlerë 30 milionë euro.

Anësori 17-vjeçar nga Palmeiras do t’i bashkohet zyrtarisht Chelsea vetëm verën e ardhshme, pasi në prill të vitit tjetër mbush 18 vjeç.

Mesfushori brazilian Estevao, vlerësohet si një nga talentet e rinj më të mirë në vendin e tij. Ai ka dy gola dhe dy asistime nga 10 paraqitje në Serie A të Brazilit.

Talenti i ri brazilian është mbiquajtur Messinho, duke u krahasuar me Lionel Messi, ndaj dhe ka marrë atë nofkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat