Ballkani ka prezantuar afrimin e tyre më të fundit, mesfushorin Uheid Hoxha.
23-vjeçari edhe më parë ka qenë pjesë e futbollit të Kosovës, derisa luajti te skuadra Pheonix.
Ndërkohë ai së fundmi ka qenë pjesë e Kategorisë së Parë në Shqipëri, duke luajtur te Burreli, derisa më parë ka veshur edhe fanellat e Vllaznisë së Shkodrës dhe Teutës së Durrësit.
"Tifozë të kampionëve të Kosovës, përforcimi i radhës vjen nga Shqipëria.
Mesfushori ofensivë Uheid Hoxha, është veshur portokall e zi, të cilit klubi i uron suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.
Mirë se vjen në folenë e kampionëve, Uheid", njofton FC Ballkani.