Dinamo e Zagrebit do të marrë të paktën 12 milionë euro nga transferimi i Olmos

Futboll

Dinamo e Zagrebit do të marrë të paktën 12 milionë euro nga transferimi i Olmos

Nga: K.G. Më: 10 korrik 2024 Në ora: 14:00
Dani Olmo me fanellë të kuqe

Reprezentues spanjoll, Dani Olmo, me lojërat e tij fantastike në Kampionatin Europian tërhoqi sërish vëmendjen e klubeve të mëdha.

Spanjolli ka një klauzolë të cilit i skadon të hënën dhe arrin në 60 milionë euro. Leipzig mund të vendosë vetë çmimin për ta shitur Olmon.

E gjithë situata po ndiqet syhapur nga Dinamo e Zagrebit, e cila ka një përqindje të këtij transferimit. Dinamo e shiti Olmon te Leipzig për 29 milionë euro, por ka edhe 20 për qind të transferimit së ardhshëm.

Kjo do të thotë se nëse dikush paguan shumën prej 60 milionë eurosh, në arkën e skuadrës nga Zagrebi shkojnë deri në 12 milionë euro.

Barcelona ka kohë që është e interesuar për Olmon, por fillimisht duhet të rregullojë fair - play-in financiar dhe më pas të përforcojë emra të njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat