Katër milionë euro dhe një përqindje të madhe të kartonit të mesfushorit shqiptar

Futboll

Katër milionë euro dhe një përqindje të madhe të kartonit të mesfushorit shqiptar

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 12:22
Pamje nga një ndeshje

Luis Hasa pritet të ndërrojë skuadër këtë verë.

Mesfushori shqiptar nuk ka rinovuar kontratën e tij me Juventusit dhe po merr në shqyrtim ofertat. Sampdoria është e interesuar për shërbimet e tij, ndërsa Palermo ka hedhur hapa më konkretë për Hasën.

Sipas “Tuttosport”-it, Juventusi është i hapur për ta shitur 21-vjeçarin te Palermoja këtë verë.

Por “zonja e vjetër” ka kushtet e saj. Drejtuesit e klubit më të trofeshëm në Itali kërkojnë 4 milionë euro për kartonin e Luis Hasës.

Besimi te aftësitë e këtij të fundit është i madh, pasi Juventusi gjithashtu kërkon të mbajë një përqindje të lartë të kartonit në rast një shitjeje të dytë në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat