Trajneri i ri i Chelseat heq Armando Brojën nga ekipi kundër Real Madridi

Futboll

Trajneri i ri i Chelseat heq Armando Brojën nga ekipi kundër Real Madridi

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 01:11
Armando Broja

Trajneri i ri i Chelseat heq Armando Brojën nga ekipi kundër Real Madridi!

Trajneri i Chelsea, Maresca, duket se ka vendosur që të mbyll përfundimisht derën e Armando Brojës te londinezët.

Sulmuesi shqiptar nuk u aktivizua në miqësoren e fundit kundër Man City, ndërsa në mbrëmjen e sotme ndaj Real Madrid, Broja nuk gjendet as në stol.

Sipas të gjitha gjasave, futbollisti shqiptar është në tratativa për të nënshkruar me një tjetër skuadër këtë verë dhe e ardhmja e tij duket larg Chelsea. Mbetet të shihet se cili do të jetë ekipi i ri i Brojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat