Lugano ka shënuar fitore të madhe në Beograd, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Partizanin, në takimin e parë të rrethit të tretë të kualifikueseve të Europa League.
Partizani tronditet në midis të Beogradit nga skuadra zvicerane, të kjo e fundit u paraqitën tre shqiptarë.
Futbollisti nga Kosova, Shkëlqim Vladi, është protagonist i golit të fitores.
Ai ka asistuar, ndërsa Zanotti shënoi në minutën e 73-të.
Vladi është aktivizuar në minutën e 68-të.
Portieri Amir Shaipi e futbollisti Uran Bislimi janë paraqitur nga minuta e parë. Bislimi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 35-të dhe u zëvendësua në minutën e 80-të.
Lugano ka epërsi të madhe për sfidën e kthimit.