Ahmedi: Shkëndija gjithmonë futet në fushë për të fituar tre pikët 

Futboll

Ahmedi: Shkëndija gjithmonë futet në fushë për të fituar tre pikët 

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 16:26
Valon Ahmedi

E shtuna sjell ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, dhe Shkendija në Tetovë e presin Pelisterin e Manastirit.

Ndeshja në stadiumin e qytetit në Tetovë nis në orën 16:00, derisa për mediat para takimit ka folur mesfushori kërçovar, Valon Ahmedi. 

Valon Ahmedi, futbollist i Shkëndijes, tha “Po ndeshja me Brerën për ne ishte mjaft pozitive, dominuam në fushë dhe shkuam atje për një qëllim të qartë. Dihet se Shkëndija gjithmonë futet në fushë për të fituar tre pikët. Ia arritëm qëllimit dhe jemi të lumtur.

Por ajo është e kaluar tashmë. Po, profesori vendosi ta nisja ndeshjen nga fillimi, u ndjeva mirë, prodhova edhe asistin, por më me rëndësi ekipi fitoi. Jam duke u ndjerë mirë dhe duke e marrë veten, pasi me grupin jam vetëm prej dy javësh. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe ta ndihmoj ekipin sa më shumë.

Të shtunën luajmë me Pelisterin, e dimë se ata janë rikthyer në shoqërinë elitare dhe kanë motivim shtesë, si çdo ekip tjetër që vjen në Tetovë sepse Shkëndija është ekip që i motivon çdo herë kundërshtarët. Normalisht se do të futemi në fushë për të fituar ndeshjen, me ndihmën e tifozëve, me ndihmën e “Ballistëve”. 

Mund të them se mezi presim që të fillojë ndeshja, jemi të përgatitur maksimalisht me moton “Një për të gjithë, gjithë për një” dhe besoj të kemi rezultat pozitiv”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat