Martinez befason për Fergusonin

Futboll

Martinez befason për Fergusonin

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 17:31
Martinez e Ferguson

Lisandro Martinez ka folur për takimin me legjendën e klubit, Sër Aleks Ferguson në një prononcim të fundit në media. Martinez iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Ajaks dy vjet më parë dhe që atëherë është vendosur si një i preferuar i tifozëve.

Vetëm pesë muaj nga koha e tij në “Old Trafford”, 26-vjeçari ndihmoi Argjentinën në finalen e Kupës së Botës në Katar të shpalleshin kampionë. Ai ishte një zëvendësues i papërdorur kundër Francës, por skuadra e Lionel Skaloni vazhdoi të fitonte me penallti. Si rezultat, Lisandro mori në dorë trofeun më prestigjioz në futboll. Dhe më vonë ai u përgëzua nga trajneri legjendar i Junajtid Ferguson.

Duke folur për “La Nacion” në Argjentinë, Martinez zbuloi se 13 herë fituesi i Premier Ligës ka ende një lidhje të ngushtë me klubin dhe lojtarët e tij. Ai tha:  “Unë e kam takuar Ferguson tre ose katër herë. Ferguson është zoti i Mançesterit. Ai është një person që ka dhënë shumë për klubin dhe që vazhdon të japë sepse mbetet i lidhur. Tani, pronarët e rinj e kanë përfshirë edhe atë”.

Futbollisti i “Aliçelestëve” kujtoi gjithashtu herën e parë që hyri në terrenin stërvitor të Mançesterit, duke shtuar: “Kur vura këmbën në qendrën stërvitore të Junajtid në Karrington për herë të parë, ndjeva diçka të veçantë. Ne do të fitojmë këtu, kjo është ajo që ndjeva.

Si energji elektrike, një energji e fortë lavdie… diçka që më motivoi shumë. Ky është një vend për të fituar, i thashë vetes. Epo, ne kemi fituar tashmë dy tituj shumë të rëndësishëm në dy sezone, por duhet të vazhdojmë të rritemi për të arritur qëllimin tonë”, e mbylli Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat