Mes Gjibraltarit dhe Lihtenshtejnit ndodhi gjithçka pas 14 minutash shtesë

Futboll

Mes Gjibraltarit dhe Lihtenshtejnit ndodhi gjithçka pas 14 minutash shtesë

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 20:12
Pamje nga ndeshja

Ndeshje e çmendur ajo e sotmja në Ligën D të Nations League, ku Gjibraltari dhe Lihteshtejn barazuan 2-2 në një sfidë e cila zgjati më shumë se 15 minuta shtesë dhe ku ishte një penallti ajo që vulosi barazimin.

Një ndeshje që në fakt pati jo vetëm 4 gola, por edhe një penallti të humbur për vendasit dhe një gol të anuluar më VAR për miqtë…

Në fakt, goli i Gjibraltarit për 2-1 që mund të sillte 3 pikët erdhi në minutën e shtatë shtesë. Festa ishte aq e madhe saqë tribunat ishin duke fërkuar duart për fitoren.

Fitore që shpëtoi nga duart pasi në minutën e 14-të shtesë ishte një penallti për miqtë e shënuar nga Hasler ajo që gëzimin e çoi në anën tjetër, te Lihtenshtejni,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat